Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar dhe shokun e tij Italian, 28 vjeç me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Të dy së bashku po udhëtonin me një motoçikletë kur u ndaluan nga karabinierët.
Gjatë kontrollit iu gjet 1 kg kokainë dhe 10000 euro cash.
Në momentin e ndalimit të dy shfaqën shenja nervozizmi dhe kjo i bëri agjentët e policisë që të dyshonin dhe t’i kontrollonin më imtësisht.
Të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e La Spezias./Albeu.com/