Aktivisti Andi Tepelena: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve

Aktivisti Andi Tepelena, ka deklaruar se Taulant Balla, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve paqësorë, ndërsa e ka cilësuar atë si një ‘bandit’.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai kërkoi ndërhyrjen e ambasadës amerikane, pasi sipas tij kjo përbën një situatë alarmante.

Të lidhura

None found

Ai tha se situata u tensionua, pasi ministrat donin të largoheshin për të konsumuar drekën dhe përdorën policinë si mjet për të larguar protestesit.

Aktivisti Tepelena u shpreh se policia duhet të bashkohej me popullin shqiptar, pasi ai ka dalë për drejtësi, jo për të bërë dhunë ndaj institucioneve.

“Taulant Balla është një bandit që i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve paqësore. I bëj thirrje ambasadë amerikane të ndërhyjë urgjent. Situata është tensionuar ishim ulur në mënyrë paqësorë. Por ata ministrat donin të hanin bukë i kishte kapur uria dhe ndërsynë policinë ndaj nesh. Është turp që në krye të Parlamentit janë një llum si ata. Jemi qytetarët më paqësore. Jemi Proevropiane e properëndimore. Nuk duhet të biem në provokimet e Taulant Ballës.

Ne distancohemi nga çdo lloj dhune. Policia duhet të bashkohej me popullin shqiptar. Këtë e kam edhe për SPAK-un. Boll është boll! Mjaft është mjaft! Populli ka dalë për drejtësi! S’ka dalë për të bërë dhunë ndaj institucioneve! Paguhen nga taksat e shqiptarëve”, tha ai.


Shtuar 2.07.2026 14:24