“Mbytën” në grushta 47 vjeçarin, dërgohen në prokurori tre persona

Dosjet e 3 personave të cilët kanë rrahur një tjetër kanë mbërritur në prokurorinë e Lushnjes. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente.

“Divjakë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente, e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Shtuar 7.06.2021 11:06