Mbyllet Grupi B: Belgjika e mbyll e para, Danimarka bën mrekullinë (VIDEO)

Belgjika ka mposhtur 0-2 Finlandën falë në autogoli të portierit Hardeck dhe me një gol të Lukakut.

Skuadra e Roberto Martinez e mbyll grupin B në vendin e parë duke siguruar kalimin në 1/8.

Në ndeshjen tjetër Danimarka bëri mrekullinë duke siguruar dhe ajo kualifikim në 1/8 si e dyta e grupit pasi shkatërroi 1-4 Rusinë.

Ndërkohë, Finlanda nga ana tjetër do te jetë në garë për t’u kualifikuar  nga vendet e treta por kjo do të varet nga bilanci dhe golaverazhi edhe i përfaqësuesve të tjera.

Rusia nga ana tjetër përshëndetet nga ky kampionat duke u renditur në vendin e 4 me 3 pikë. /albeu.com/


Shtuar 21.06.2021 22:53