Zvicra kualifikohet në 1/8 e Euro 2020

Zvicra kualifikohet në 1/8 e finales së Euro 2020

Zvicra sonte e ka siguruar kualifikimin  në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.

Fitorja e Danimarkës ndaj Rusisë, përveç që kualifikoi  danezët, kualifikoi edhe Zvicrën nga vendi i tretë i grupit A.

Kjo pasi që dy ekipet e treta të grupeve B dhe C kanë pikë më pak se Zvicra. Zvicra ka 4 pikë, kurse Ukraina dhe Finlanda kanë nga tri.

Kualifikimin e Zvicrës e ndihmoi edhe fitorja e Austrisë ndaj Ukrainës.

 

 

 

 

Shtuar 21.06.2021 23:15