Mbledhja e qeverisë në Shëngjin, çfarë ka kërkuar Rama

Sot dhe nesër, do të mbahet  mbledhja e qeverisë në Shëngji

Raportohet se ende vijon mbledhja informale e qeverisë.

Mësohet se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vënë theksin te organizmi i PS-së dhe angazhimi i deputeteve në debatet parlamentare.

Ndërkohë, ditën e nesërme, do të ketë diskutime mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama, ‘surprizoi’ me lëvizjen e tij, duke bërë një lëvizje, ndërsa vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.

“Vijon mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin. Mbledhja është e përqendruar te sfidat dhe synimet që qeveria socialiste ka për vitin 2024. Është diskutuar për riorganizimin dhe përgatitjen e kësaj force në terren po ashtu. Nuk mund të themi se kemi ndryshime në kabinetin qeveritar, përveç atij të djeshëm, krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Kryeministri Edi Rama, shprehet te organizmi i PS-së dhe angazhimi i deputeteve në debatet parlamentare.

Në lidhje me mbledhjen, pritet që të kemi një sesion të dytë, pas drekës, ku priten të diskutohet sërish.

Nesër në mëngjes, do të vijohet me diskutime për objektiva për vitin 2024.


Shtuar 9.01.2024 15:54