Mbledhja e Kuvendit për shkarkimin e Metës, Maliqi: Seancë e turpit të parlamentit të kapur e korruptuar

Pak para nisjes së seancës në Kuvend për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, deputeti Lefter Maliqi ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me qëndrimin e tij për seancën që do të mbahet.

Në fjalën e tij Maliqi tha se kjo ishte një seancë e turpit, dhe e konsideroi si një seancë qesharake të ndërmarrë nga deputetë të cilët i konsideroi gjithashtu qesharakë.

“Sot është seancë e turpit të këtij parlamenti të kapur dhe të korruptuar, sic ka bërë për arritjen e masakrave elektorale, sic bëri kur votoi ligjin antikushtetues për KCK. Dua të them që kjo është një seancë qesharake, argëtim, estradë. Është gjykata kushtetuese ajo që vendos, jo më parlamenti pasi ata tashmë votat i kanë”– u shpreh Maliqi.

Shtuar 9.06.2021 10:06