Kuvendi voton sot për shkarkimin e Metës, Hyseni prezanton raportin

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektvendimin për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda.

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.

Ndër të tjera, Presidenti akuzohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe deputetëve u kërkohet që të votojnë pro për shkarkimin e tij.

“Në emër të Komisionit Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënd atë Presidentit të paraqes raportin e këtij komisioni. Deputetët Kanë paraqitur propozimi9n për shkarkim e Kuvendit për shkarkim e presidentit Ilir Meta. Komisioni shqyrtoi në dy mbledhje kërkesën e deputetëve.

Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve plotëson kërkesat ligjore vendosi ngritjen e një Komisioni parlamentar. Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit Hetimor të përbërë nga nëntë anëtarë. Objekti i ishte hetimi i akteve të kryera të presidentit gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të kushtetutës. Prishjen e ekuilibrit publik, dëmtimin e imazhit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë,” u shpreh Hyseni.

Shtuar 9.06.2021 10:06