Mbërritja e 100.000 vaksinave kineze, Manastirliu: Do të hapim fashën e grupmoshave

Vetëm pak momente më parë në aeroportin e Rinasit mbërritën 100.000 vaksina kineze.

Në pritjen e tyre në aeroport ishin të pranishëm ministrat Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku.

Ministria e Shëndetësisë u shpreh se është bërë një punë e madhe që këto vaksina të mos vonohen më tëpër për shkak të problemeve të krijuara në aeroport.

“Ngjarja e paprecedentë që ndodhi dje vuri në rrezik planin tonë për vaksinimin masiv dhe ditën e djeshme pritej të mbërrinte kjo masë vaksinash dhe falë kësaj zgjedhje arritëm të siguronim vaksinat.

Pikërisht për shkak të këtyre kompetentëve vaksinat arritën me vonesë. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse nuk do të arrinim të merrnim këto vaksinat, ajo çfarë ka ndodhur është që kemi arritur të sjellim vaksinat në një kohë të shpejtë dhe kemi arritur të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit masiv. Hapja e fashës së grupmoshave 65-60 vjeç dhe të grupeve të punës kritike.

Në përpjekje për të siguruar 500.000 vaksinime deri në fund të majit dhe nuk do të ndalemi për të arritur deri në planin tonë.” tha Manastirliu. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 04:04