Mashtruan gjermanët me gjoja investime në bursë, SPAK heton 13 call center-a në Tiranë

13 kompani Call Center-i janë vënë nën  hetim nga SPAK për mashtrimin që dyshohet se i kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sekreti ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.

Mësohet se janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.

Qytetarët kanë rënë pre e një skeme mashtrimi financiar duke u kontaktuar  nga specialistë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë. Ata mashtrohen duke investuar  jashtë vendit të tyre në depozita financiare të rreme./TCH

 


Shtuar 1.11.2021 15:35