Masat e reja të Kosovës sjellin kaos në Morinë, qytetarët e indinjuar: Kufiri mes shqiptarëve nuk është hequr

Kosova ka futur sot në fuqi masat e reja, të cilat kanë gjetur të papërgatitur shqiptarë që udhëtojnë përmes pikës kufitare të Morinës.

Qytetarëve në Morinë, për ta kaluar andej kufirit u është kërkuar ose doza e tretë e vaksinës ose dy dozat plus testi PCR negativ.

Kjo ka bërë që në Morinë të krijohet kaos dhe qytetarët janë indinjuar duke thënë se vendimi është i paligjshëm dhe se mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është hequr asnjë kufi, siç thuhet.

“Më kthyen mbrapsht më kthyen mbrapsht sepse nuk kemi bërë dozën e tretë, të cilën unë duhet ta bëj në mars të 2022, sipas rregullit. Këta më detyrojnë të kthehem, pa marrë parasysh asgjë, gjë për të cilat autoritetet e Kosovës kanë nxjerrë në mënyrë të padrejtë këtë vendim. Tani detyrohem të kthehem mbrapsht sepse nuk kam terezi të bëj tamponin 30 euro për person. Kjo tregon që shqiptarët kanë një kufi, që nuk është hequr”, tha një qytetar./albeu.com

Shtuar 22.01.2022 11:16