Zgjedhjet e 6 Marsit, KQZ nuk llogarit Ivi Kason: Komunikojmë vetëm me PD-në zyrtare

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka përzgjedhur kandidatët që do të garojnë në 6 Mars në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki, KQZ ia ka bërë të qartë anëtarët të saj Ivi Kaso që komunikimi do të vazhdojë vetëm me PD zyrtare.

Diskutimi:

Ivi Kaso: Do donim të njiheshim me shkresën, bëjmë me dije KQZ se jemi në periudhë ende parazgjedhore dhe përfaqësimi në kqz vijon automatikisht për subjektet që kanë marrë në zgjedhjet e kaluara… Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë.

Ilirjan Celibashi: Raporti i një partie me KQZ është raport në kuptim të kohës i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore qoftë gjatë periudhës jo zgjedhore ekziston një marrëdhënie për aq kohë sa e përcakton ligji. Duke qenë se është marrëdhënie ndërmjet 2 institucioneve secili e demonstron në mënyrën e vetë. Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë duhet të pranojmë se jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD, ku ai  që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot në akte zyrtare ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në zgjedhje. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshme të mbledhjes së kqz. Opinionet dhe mendimet e PD janë ato  të cilat do prezantohen nga zoti Sefa dhe Logu.

 

 

Shtuar 22.01.2022 11:20