“Masakra” në Elbasan, PD publikon videon dhe akuzon Policinë e Shtetit: Gënjeshtër!

Partia demokratike ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku akuzon Policinë e Shtetit se ka gënjyer lidhur me ngjarjen në Elbasan.

Me anë të një videoje ku krahasojnë deklaratën e kreut të policisë, Ardi Veliut me lajmet e publikuara në media, PD ngre dyshimet se në makinën e aktivistëve të PS-së ka pasur karta identiteti dhe shuma parash, pasi sipas tyre po shkonin për të blerë vota.

Kuyjtojmë se në Elbasan, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ndërsa u plagosën edhe katër persona në tjerë.

Shtuar 29.04.2021 09:04

Tags: ,