Masakra me 4 viktima në Velipojë! Rama zhduket, reagon vetëm Erion Braçe

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një masakrë e vërtetë ndodhi në Velipojë, ku dy familje me dy hotele, u përleshën duke shkakytuar 4 viktima dhe dy të lënduar rëndë.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga kryeministri Rama, ka reaguar zv/kryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan që fajin për situatën e kanë ata që thotë se plazhin e menaxhon më mirë privati sesa shteti.

“Beteja me armët dhe të zotët është çështje vullneti e institucioneve nga policia tek prokuroria e gjykata; ligji është, i ashpër madje!”- shkruan Braçe.

POSTIMI:

30 VITE QE NA MBYTEN ME:

PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!

Keshtu thone per tokat shteterore,

keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet, keshtu thone per ujrat, bkeshtu thone per bregun, keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte;Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan, keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten, keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe I rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;Keshtu thane edhe per plazhet dhethjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e kuksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit!

TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE, TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:
TE SHERBEJE PER QYTETARET,

VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO!Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar;

BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE!Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij;

JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ!Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!

 


Shtuar 27.06.2021 12:03