Aksidentoi për vdekje familjen ndërsa po ecte me 200 km në orë, gjykata merr vendimin për Igli Madanin

Gjykata ka lënë në burg Igli Madanin, autorin e aksidentit të rëndë në aksin Vlorë-Fier që shkaktoi vdekjen e 4 anëtarëve të së njëjtës familje.

Drejtuesi i mjetit “Audi” nuk ishte i pranishëm ndërsa është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj.

Seanca gjyqësore është  drejtuar nga Viola Canaj.

22-vjeçari Igli Madani ndodhet i shtruar në spitalin  e Traumës Tiranë pas dëmtimeve të marra gjatë përplasjes.

Medani rrezikon në 20 vjet heqje lirie, pasi u mori jetën katër anëtarëve të së njëjtës familje, Eduart, Silvana , Eva dhe Anastasia Gushi.

Igli Madani veç problemeve me drogën, rezulton të ketë gjashtë gjoba si drejtues makine. Konkretisht, njëra prej tyre është për shpejtësi, dy për parakalim të gabuar, 1 për xhama të zinj dhe 2 të tjera për shkelje të sinjalistikës.


Shtuar 27.06.2021 11:50