Masakër me armë zjarri në Turqi/ 4 viktima dhe 8 të plagosur, autori një 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Mersin në Turqia, ku katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportimeve fillestare nga mediat turke, të shtënat kanë nisur brenda një restoranti, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj personave të pranishëm. Dy prej viktimave dyshohet se janë pronari i lokalit dhe një nga punonjësit.

Të lidhura

None found

Ngjarja nuk ka përfunduar aty. Autori, i cili raportohet të jetë një i ri rreth 17 vjeç, është larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe ka vijuar të qëllojë edhe në zona të tjera përreth. Gjatë arratisjes, ai ka qëlluar për vdekje një bari që po kulloste delet dhe një shofer kamioni që ndodhej rastësisht në rrugë.

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit, ndërsa forcat e policisë kanë ngritur postblloqe dhe po kontrollojnë zonën përreth. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e disa prej tyre raportohet të jetë e rëndë.

Motivet e këtij sulmi tragjik mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Turqi.


Shtuar 18.05.2026 19:58

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbetMadridbetMadridbet