Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç për integrimin në BE pa të drejtë vote: Ata nuk e dinë se sa shumë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e tregut të përbashkët

Gjatë një interviste, Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, hodhi poshtë idenë e paraqitur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për integrim të përshpejtuar në tregun e përbashkët dhe zonën Schengen pa të drejta vetoje.

Ajo u shpreh se procesi i reformave është i vështirë dhe kërkesat për t’u bërë pjesë e Schengen-it, apo tregut të përbashkët janë shumë të larta.

Të lidhura

None found

“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në intervistë për Politico.

Ajo shtoi gjithashtu se; procesi i reformave është i vështirë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE.

“Pa vendimet e vendeve anëtare nuk mund të ecim përpara. BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re anëtarësimesh”, tha Kos, duke bërë thirrje që ata që nuk mbështesin idetë e Komisionit të propozojnë planet e tyre alternative.

 

 

Ajo bëri të ditur se Komisioni ka paraqitur tre opsione për politikën e zgjerimit, ruajtjen e status quo-së, integrimin gradual dhe integrimin e fazuar.

Sipas saj, as opsioni i tretë, që parashikon anëtarësim të shpejtë të ndjekur nga reforma, dhe as ruajtja e sistemit aktual nuk janë të pranueshme.

“Opsioni i tretë do të ishte një revolucion, ndërsa i pari nuk është më një zgjedhje”, u shpreh Kos, duke shtuar se diskutimet po fokusohen në përmirësimin e modelit të integrimit gradual për ta bërë procesin më të shpejtë.


Shtuar 26.03.2026 12:40