Manushi tregon publikisht si është të punosh me Ramën: E frikshme, shkruan në mes të natës

Edi Manushi në një intervistë ka treguar për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe sesi është të punosh me të.

I ftuar në “dilema sociale”, moderatori ka thënë që të punosh me Ramën është e frikshme pasi të shkruan mesazhe në mes të natës.

Ai ka treguar se ritmi i Ramës nuk përshtatej me mënyrën e jetesës së tij dhe ndaj rrugët e tyre u ndanë dhe nuk kanë punuar më bashkë.

“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm më mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë”, u shpreh Manushi.


Shtuar 24.05.2021 14:15