Manastirliu: Do të vendoset GreenPass, vaksinohuni ose nuk do të hyni dot në lokale!

Ministrja Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e rëndësishëm se shumë shpejt për të hyrë në lokale, do të duhet “GreenPass”.

“Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale”-është shprehur ministrja duke lajmëruar shqiptarët për vaksinimin ndryshe nuk do të mund të futen në asnjë lokal në vend.

Ritujtojmë se “GreenPass” eshte e detyrueshme në shumë vende të Europës për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve por gjithashtu dhe në polici, ushtri dhe diplomatë.

Manastirliu: Si hyhet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete. Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim “Greenpass” për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit./albeu.com/

 

 


Shtuar 4.11.2021 11:33