Manastirliu: 95% e të shtruarve në Infektiv janë të pavaksinuar

Ndërsa sot janë regjistruar 844 raste të reja dhe 3 vdekje nga COVID-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se 95% e të shtruarve në spitalin Infektiv, janë të pavaksinuar.

“95% e të shtruarve në Spitalin #Infektiv janë të #pavaksinuar ndaj Covid19.

Rastet pozitive të të vaksinuarve me dy doza janë 32 herë më pak se personat e pavaksinuar”, njofton Manastirliu./albeu.com

 


Shtuar 25.08.2021 17:52