Manchester City ka dalë fitues nga supersfida e javës së gjashtë kundër rivalëve direkt të Chelsea-t .
“Qytetarët” fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj “Bluve të Londrës” në “Stamford Bridge”.
Golin e vetëm të sfidës dhe të triumfit për City-n e realizoi Gabriel Jesus në minutën e 53-të.
Djemtë e Thomas Tuchel provuan me të gjitha kartat për të gjetur golin e barazimit, por mbrojtja dhe portieri i Manchester City-t ishin në nivel të lartë.
Me këtë fitore, “Qytetarët” ngjiten në vendin e dytë me 13 pikë, duke lënë pas Chelsea-n që me të njëjtin numër pikësh mban vendin e tretë.
Ndërkohë skuadra tjetër e Manchesteri-t, United u mund 0-1 nga Aston Villa në “Old Trafford”. “Luanët” shënuan në minutën 88-të me anë të Hause, ndërsa “Djajtë e kuq” humbën mundësinë e artë për të barazuar sfidën në minutën e 90+1.
Bruno Ferenandes nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerr pa pikë ekipin e tij.