Makina përplas tek vijat e bardha kalimtarin në Durrës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit. Një makinë ka goditur një kalimtar tek vijat e bardha.

Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen.

Kalimtari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.


Shtuar 5.06.2021 22:14