Makina përplas këmbësoren në Tiranë

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 7.05.2021 22:46