SHKUP/ 2 persona gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Shkup, pas çka trupat e pajetë janë dorëzuar për autopsi, transmeton Alsat. Deri më tani nuk ka informacione nëse bëhet fjalë për vdekje të dhunshme apo vdekje natyrore.

“Më 06.05.2021 në 17:45 në SPB-Shkup është raportuar se në shtëpinë e tyre në rrugën “Bosnjë dhe Hercegovina” janë gjetur të vdekur A.M. (58) dhe S.M. (57)#, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Vdekjen e dy personave është konstatuar nga një mjek i Shërbimit Emergjent Mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Alsat


Shtuar 7.05.2021 22:52

Tags: