Makina del nga rruga në Gjirokastër -Tepelenë, tre të lënduar rëndë

Një aksident është regjistruar sot në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 3 personat që ndodhen në makinë.

Automjeti tip “FORD Focus” ka qenë me shpejtësi dhe ka humbur kontrolli te ngushtica në afërsi të kthesës për në fshatin Hormovë.

Për fat mjeti ka rënë në një zonë të kontrolluar gati 3 metra duke shmangur rënien në lumë.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe gjymtyrë.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkak është bërë lagështia në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:10, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 17:39