Makina del nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Bilisht Kapshticë, ku një mjet la dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri.

Të lënduarit janë transportuar në spital, ndërsa mësohet se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.