Makina del nga rruga dhe përmbyset në Lezhë, dy të lënduar rëndë nisen drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në  Gjorm të Lezhës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Për pasojë, janë lënduar 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të ndodhur./albeu.com

Shtuar 18.05.2022 16:36