LVV asnjë mandat, sa vota morën kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit

Vetëvendosja, partia që ka shumicën qeverisëse në Kosovë, kandidoi për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Ajo vendosi si kandidat në tre qarqe të ndryshme të vendit, tre aktivistë të njohur të kësaj force, pjesë të Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri.

Nga rezultatet e deritanishme asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për t’u futur në Kuvend. Boiken Abazi i cili kandidonte në qarkun e Tiranës ka arritur të marrë 2993 vota nga kutitë e numëruara deri më tani.

Ndërkohë Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës ka marrë 400 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani në Gjirokastër ka marrë 148 vota.


Shtuar 29.04.2021 01:47