Lukashenko mbron Putinin: NATO kishte plan të niste agresion ushtarak ndaj nesh dhe Moskës në 2021

Aleksandër Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë ka pohuar se Perëndimi donte të fillonte një luftë në Donbas pas protestave në Bjellorusi në vitin 2020. Madje ka shkuar edhe më tej duke pretenduar se NATO kishte në plan të sulmonte Bjellorusinë dhe Rusinë në fillim të vitit të shkuar.

“Në të ardhmen e afërt do të publikojmë fakte se si NATO duhej të vinte në kufirin e rajonit të Smolenskut pas vitit 2020, të merrte pushtetin në vendin tonë dhe të fillonte një luftë kundër Rusisë nga Donbas-i,”- tha Lukashenko.

Kur filloi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Lukashenko justifikoi veprimet e presidenti rus Vladimir Putin. Në veçanti, Lukashenko pretendoi se Ukraina ishte përgatitur të sulmonte forcat e përbashkëta të Rusisë dhe Bjellorusisë në territorin bjellorus. Lukashenko premtoi se do të publikonte një hartë që përfshin një plan për të sulmuar katër pozicione në Bjellorusi, por ai ende nuk i ka bërë publike këto të dhëna.


Shtuar 9.12.2022 23:30