Korrespondentja e televizionit amerikan CNN, Clarissa Ward është larguar nga Kabuli.
Ward ishte një nga përfaqësueset e fundit të mediave ndërkombëtare që mbeti në kryeqytetin e pushtuar nga talebanët.
Ajo është larguar gjatë orëve të vona të natës.
Ward kishte qenë protagoniste në ditët e fundit të raporteve të guximshme që dokumentonin kaosin në zonën e aeroportit dhe dhunën e kryer nga talebanët.
Ajo gjithashtu kishte marrë kërcënime të qarta nga forcat talebane për t’u larguar. Vetë gazetarja postoi në Tëitter një fotografi të realizuar brenda aeroplanit ushtarak që e çoi në Doha.
Raportimi i fundit i Ward
Pas tri javësh në Afganistan, i bashkohemi turmës në aeroportin e Kabulit, e vetmja pikë dalëse nga vendi.
Clarissa Ward: Këtu është bllokuar gjithçka… Ka shumë makina…
Qindra njerëz presin në vapë, me shpresën se do të largohen.
Clarissa Ward: Sapo arritëm të futemi në kompleksin e aeroportit dhe më duhet të them se atmosfera është shumë e nderë, grumbuj njerëzisht të dëshpëruar, fëmijë që ulërijnë dhe nëna me foshnja… Nuk do të ndodh shpesh të shohësh njerëz kaq të dëshpëruar.
Ata pak njerëz që arrijnë deri këtu janë të rraskapitur dhe të frikësuar, por janë më fatlumët.
Ia kanë dalë të kalojnë kontrollet e Talebanëve, rojeve afgane dhe më në fund janë futur në rrethimin e aeroportit. Por nuk mund t’i harrojnë ata që kanë lënë pas.
Gruaja: Ne po ikim, dhe jemi të lumtur për këtë. Por jemi zemërthyer për vendin tonë. Sidomos për ata që nuk mund të largohen, që kanë ngecur këtu. Jemi vërtet zemërthyer.
Clarissa Ëard: Çfarë ndjen për të gjitha nënat me vajzat e tyre të vogla, që do të rriten nën sundimin e Talebanëve?
Gruaja: Dhimbje, shumë dhimbje
Clarissa Ward: Tani jemi në fund të një radhe shumë të gjatë. Sigurisht që prioriteti është largimi i fëmijëve dhe foshnjave sa më shpejt të jetë e mundur. Por mendoj se do të qëndrojmë ca kohë këtu.
Qëndrojmë për orë të tëra nën diellin përvëlues, të gjithë kërkojnë një strehë ku të munden.
Durimit po i vjen fundi.
Është një proces tmerrësisht i ngadaltë, por më në fund na lejojnë të futemi.
Jemi në pistë, tashmë të sigurt, por kaosi vazhdon.
Djali: Kam 2 ditë që pres. Që dje, prej orës 3 të mëngjesit.
Clarissa Ward: Më trego si ishte situata teksa përpiqeshe të futeshe në aeroport.
Djali: Kishte shumë njerëz që përlesheshin me njëri-tjetrin për të çarë rrugën. Por në fund ia dolëm.
Clarissa Ëard: Ne jemi disa prej më fatlumëve. Të tjerë, siç e dëgjuan, presin prej 2 ditësh. Ndërsa disa të tjerë kthehen mbrapsht sepse nuk kanë dokumentet e duhura. Nuk ka diskutim që të gjithë po bëjnë më të mirën, por nuk është e qartë nëse kjo mjafton për t’i larguar të gjithë dhe nuk dihet sa do të duhet të presin akoma për të përfunduar këtë operacion masiv.
Kush është Clarisa Ward
Ajo është një nga gazetaret më të famshme në botë dhe gjithashtu një nga më të guximshmet. Britanikja Clarissa Ward, korrespondente e CNN nga Kabuli, ka tërhequr vëmendjen e publikut botëror për gjakftohtësinë e saj.
E lindur në Londër në vitin 1980 nga një baba amerikan dhe nënë angleze, Ëard ka bashkëpunuar me stacionet kryesore televizive amerikane.
Para CNN, ajo kishte qenë në CBS, kishte punuar si korrespondente nga Moska për ABC Neës dhe më parë për Fox Neës.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka mbuluar konfliktin izraelito-palestinez, luftën civile siriane, revolucionin ukrainas. Por tani, edhe asaj i është dashur t’i nënshtrohet ngjarjeve, duke u larguar nga Afganistani./albeu.com