Luftës 70-vjeçare i erdhi fundi, OBSH deklaron Kinën pa malarje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur Kinën pa malarje, pas një përpjekje 70-vjeçare për ta zhdukur atë.

Kina raportonte 30 milion raste në vit gjatë viteve 1940. Vendi përdori metoda të ndryshme për të thyer ciklin e transmetimit të parazitit përmes mushkonjave.

OBSH-ja tha se vendi kishte shkuar katër vjet pa regjistruar asnjë rast, duke i dhënë atij një çertifikim pa malarje.

Pekini po përgatitetpër festime me rastim e100-vjetorit të Partisë Komuniste në pushtet (CCP) këtë javë dhe përshëndeti çertifikimin si një “arritje të madhe për çështjen e të drejtave të njeriut në Kinë”.

Malaria është një sëmundje e rrezikshme për jetën e shkaktuar nga parazitët që transmetohen tek njerëzit përmes pickimeve të mushkonjave.

Sëmundja fillon me simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke dhe dridhura dhe, pa trajtim, mund të përparojë shpejt në sëmundje të rëndë dhe shpesh vdekje./albeu.com

 

 


Shtuar 30.06.2021 18:10

Tags: , ,