Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: NATO ka dyshime se Kina po furnizon me armë Rusinë

NATO ka dyshime të forta se Rusia i ka kërkuar ndihmë Kinës për të përballuar luftën në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, paralajmëroi se Kina po furnizon me armë vdekjeprurëse Rusinë, dhe se dy presidentët Xi Jinping dhe Vladimir Putin, janë duke zhvilluar bisedime në Moskë.

Nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se ka pasur një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që po konsiderohet në Pekin”, tha Stoltenberg nga Brukseli.

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë, do të ishte mbështetje për një luftë të paligjshme.”


Shtuar 21.03.2023 16:37