Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon qytetin e Kherson, rreth 30 të vdekur

Mbrëmjen e 29 dhjetorit, Rusia kreu një sulm intensiv kundrejt Ukrainës, duke sulmuar me raketa qytetin Kherson.

Si pasojë e sulmit, raportohet që në qytetin ukrainas të kenë vdekur rreth 30 persona.

Ngjarja është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Oleksandr Prokudin, përmes një postimi në rrjetin social “Telegram”.


Shtuar 30.12.2023 09:01