Është zbuluar se ku do të zhvillohen bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet priten të rifillojnë nesër, përmes një videoconference. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Kujtojmë se të dyja delegacionet kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh javët e kaluara, por pa gjetur zgjidhje.
Kremlini ka tre kërkesa për të vendosur paqen. Rusia kërkon që Ukraina të njohë dy rajonet Donetsk dhe Luhansk si të pavarura. Të njohë aneksimin e Krimesë dhe të bëjë ndryshime në Kushtetutë e të shpallë neutralitetin.
Këto kërkesa janë përjashtuar nga presidenti Zelensky. Ditën e sotme mediat kanë shkruar se të dyja delegacionet kanë vullnetin për të çuar përpara bisedimet në gjetjen e një marrëveshjeje, por pritet të shihet se çfarë do të ndodhi në takimin që pritet të zhvillohet të hënën e 14 marsit.