Luçiano Boçi thyen pritshmëritë në Elbasan, mbledh votat dhe “parkohet” në prag të herësit

Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit arriti të siguronte 6 mandate në qarkun e Elbasanit.

Lufta mes demokratëve duket se është mjaft e nxehtë ndërkohë që votat vazhdojnë numërimin, madje një kandidat është në prag të thyerjes së herësit.

Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, i 7 në listën e demokratëve në këtë qark, i cili ka arrtitur të rrëmbejë 9277 vota, nga 9646 që është herësi në këtë qark për PD.

Renditja e listës ndërkohë është si më poshtë:

-Gazment Bardhi

-Flutura Açka

-Lefter Kostenja

-Dashnor Sula

-Eugen Isai

-Zheni Gjergji

-Luçiano Boçi


Shtuar 28.04.2021 22:08