Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) alarmojnë se shporta konsumatore tanimë nuk është e mundur që të mbulohet me dy paga minimale. Këto konstatime në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat i shpalosi Ivan Peshevski, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas tij shporta e konsumatorëve është e pamundur të mbulohet me një pagë minimale dhe një mesatare, bashkë, shkruan Alsat.
“Mund të them se muaji më nuk mund të mbijetohet me të ardhurat që i marrin të punësuarit. Në rast se e merrni statistikën, do të shihni se mbi 100.000 qytetarë kemi të paraqitur në DAP me 18.000 denarë, që punojnë për pagë minimale, ndërsa më herët ishte e vështirë të mbijetohet me dy paga minimale, tani muaji nuk mund të kalohet as bashkë me një pagë minimale dhe një mesatare”, tha Peshevski. /Alsat.mk