Llogaraja nën petkun e dëborës, mjegull dhe rrugë me ngrica

Reshje të dendura dëbore në zonën e Llogorasë. Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në 10 cm.

Katër borëpastruese ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

Rruga është e hapur për të gjitha automjetet , dhe kalohet pa probleme por drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes për shkak të mjegullës dhe gjate natës e herët në mëngjes nga ngrica në qafën e Llogorasë.


Shtuar 2.03.2022 09:18