LIVE/ Vijon numërimi, PS prin në shumicën e bashkive, “Bashkë Fitojmë” merr Pukën, si shpërndahen votat në Tiranë

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë vendin për zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. Në zgjedhje u regjistuan 44 parti politike, nga të cilat 38 parti jashtë koalicioneve, përfshi partinë më të madhe në vend, Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë. Elbasani, Kamza dhe Vora aplikuan votimin elektronik.

07:59- Numërohen 96 kuti në Durrës, kryeson kandidatja socialiste Emirjana Sako

Kandidatja e Partisë Socilaiste në Durrës, Emirjana Sako ka lënë pas rivalin e saj, Igli Carën.

Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, në Durrës janë numëruar 96 nga 342 kuti në total.

Sako numëron 13821 kundrejt 10856 votave të kanidatit të “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

07:30-Benet Beci lë pas Bardh Spahinë, thellon diferencën në Shkodër

Kandidati i PS-së për Shkodrën, Benec Beci kryeson me një diferencë të thellë votash.

Referuar rezultateve të bëra publike nga KQZ deri në orën 07:00 janë numëruar 88 kuti nga 247 në total.

Beci ka marrë 11808 ose 60.47%, ndërsa kundërshtari i tij, Bardh Spahia, 7719 vota ose 39.53 %.

Partia Sociliste ka “volusour” fitoren në tetë bashki deri tani, ndërsa Bashkë Fitojmë vetëm në Pukë.

07:01- “Bashkë Fitojmë” merr bashkinë e parë, Rrok Dodaj fiton në Pukë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë bashkinë e Parë, atë të Pukës.

Pas përfundimit të numëerimit të votave kandidati i “BF”, Rrok Dodaj ka arritur të sigurojë 3480. Ndërkaq kanadidati i PS-së Gjon Gjonaj ka arritur të marë 2507.

Deri tani PS ka fituar në 8 bahski, ndërsa Bashkë Fitojmë vetëm në Pukë./Albeu.com.

06:55-PS fiton bashkinë e Këlcyrës, si u ndanë votat mes kandidatëve

Këlcyra bëhet bashkia e tetë që fitohet nga PS.

Kandidati socialist ka arritur të marrë 2018 vota, kundrejt 1936 votave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

Kandidati i PD-së, Adriatik Saphiu ka arritur të marrë vetëm 137 vota.

Sipas rezultateve të bëra pyblike nga KQ, PS ka fituar në Elbasan, Kamzë, Vorë, Pustec, Delvinë, Tepelenë, Dropull dhe Këlcyrë.

06:49- PS merr bashkinë e shtatë, Dropulli fitohet nga Dhimitraq Toli

Partia Socialiste ka fituar edhe bashkinë e Dropullit.

Ka përfunduar numërimi i votive dhe kandidati i PS-së, Dhimitraq Toli ka arritur të marrë 3709 vota.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm 679 vota, ndërsa “Nisma Thurrje” 177 vota.

06:21- Numërohen 245 kuti në Tiranë, Veliaj kryeson ndaj kundërshtarëve

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, vijon të thellojë deiferencën në vota, përballë kundërshtarëve të tjerë, pas numërimit të 245 kutive nga 941 në total.

Diferenca mes Veliajt dhe ndjekësit të tij më të afërt kandidatit të BF, Belind Këlliçi është më shumë se 12 mijë vota deri në këto momente.

Deri më tani Veliaj ka marrë 37719  vota, Belind Këlliçi ka marrë 25108 vota.

Ndëkrohë ajo që bie në sy është numri i votave që ka marrë kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori, i cili ka grumbulluar më shumë vota se kandidati i PD, Roland Bejko.

Aktualisht Qori ka 3568 vota, ndërsa Bejko 3248 vota.

06:12- PS fiton Tepelenën! Siguron bashkinë e 6-të në rang vendi

Është mbyllur numërimi në bashkinë e Tepelenës.

Partia Socilaiste ka fituar me 82.67% të votive.

Sipas rezultateve të bërë publike nga KQZ, PS ka arritur të marrë 4088, Bashkë Fitojmë 511 vota, ndërsa Partia Demokratike 346 vota.

05:54- Numërohen 7 nga 9 kuti në Libohovë, ja kush është më pranë fitores

Janë numëruar 7 nga 9 kuti votimi në Bashkinë e Libohovës.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Leonard Hide ka marrë deri më tani 932 vota, ose 54.19 %.

Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adil Xhelili ka marrë 788 vota ose 45.81 %.

05:16- Garë e fortë në Tropojë, ja si ndahen votat pas numërimit të 22 kutive

Vijon procesi i numërimit edhe në Tropojë, ku nga 38 kuti në total, deri më tani janë numëruar 22 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF” , Besnik Dushaj ka marrë deri më tani 2556 vota ose 47.4 %.

Sakaq, kandidati i PS Rexh Byberi, ka marrë kryesimin me 2809 vota ose 52.36 %.

05:03- Shkon në 5 numri i Bashkive që merr PS, asnjë opozita, ja kush është e radhës

Partia Socialiste e ka çuar në 5 numrin e Bashkive që ka fituar deri në këto momente, ndërsa opozita nuk ka marrë asnjë.

Pas Elbasanit, Kamzës, Vorës dhe Pustecit, PS ka hipotekuar edhe Bashkinë e Delvinës.

Ndërkohë që janë numëruar 7-të nga 8-të kutit e votimit në këtë Bashki, kandidati i majtë kryeson me mbi 1 mijë vota, çka e bën të pandryshueshëm rezulttin në kutinë e radhës.

Kandidati socialist Besmir Veli ka marrë 2868 vota, ndërsa ai i BF, Ilir Mehmeti ka marrë 1713 vota.

Në Elbasan Gledian Llatja ka siguruar mandiatin e dytë, pasi ka fituar përballë kandiatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi me një diferencë të thekuar votash.

Ndërsa që janë numëruar 215 kuti nga 224 në total, Llatja ka marrë 4171 vota, kundrejt 26826 votave të Luçiano Boçit.

Ndërkohë një rezultat suprprizë ishte ai i Bashkisë së Vorës, pasi jo vetëm u thye miti që ko bashki konsiderohej një bastion i djathtë, por diferenca e votave që mori kandidati i majtë përballë atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ishte mjaft i madh.

Kandidati i PS, Blerim Shera, ka marrë 9638 vota ose e thënë ndryshe 73.53%, ndërsa kandidati i koalicionit “BF”, Indrit Hoxha ka marrë 3471 vota, ose ndryshe 26.48%.

Sa i përket Bashkisë së Kamzës, edhe aty ka një rezultat surprizë, pasi deiferenca e kandidatit socialist rakip Suli, përballë dy kandidatëve të tjerë ëhstë sërish e konsiderueshme, apsi ai ka marrë mbi 60% të votave.

Pas numërikmit të votave në Kamëz rezulton se Rakip Suli ka marrë 27926 vota e thënë ndryshe 60.36%, kandidati i “BF” Arjan Hoxha ka marrë 16341 vota, ose ndryshe 35.32%, kurse kandidati i PD, Bliblil bajraktari ka marrë vetëm 2 mijë vota.

Edhe në Bashkinë e Pusecit kandidati i majtë ka fituar sërish, po me diferencë me kundërshtarin. Në këtë bashki kandidati i PS, Pali Kolefski, ka marrë 63.76% të votave, kundrejt 36.24% që ka marrë kandidati i “BF”, Pandi Jani.

04:19- Numërohen 34 kuti në Shkodër, ja si ndahen votat mes Becit dhe Spahisë

Kandidati i PS në Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci vijon të thellojë kryesimin ndaj kundërshtarit të tij në garë, kandidatit të BF, Bardh Spahia.

Ndërsa janë numëruar 34 kuti nga 247, Beci ka marrë 4677 vota, ndërsa Spahia 3019-të vota.

04:08- “Beteja” e Durrësit, ja si ndahen votat mes kandidatëve pas 18 kutive

Kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit, Emirjana ako vijon të ruajë kryesimin përballë kandidatit të BF, Igli Cara.

Ndërsa janë numëruar 18 kuti nga 342 në total, Sako ka marrë 2707 vota, ndërsa Cara, ka marrë 1900 vota.

04:02- Numërohen 125 kuti në Tiranë, ja si ndahen votat mes kandidatëve

Janë numëruar 125 nga 941 kuti votimi në Tiranë,ku krybashkiaku aktual i tiranës, njëkohësisht dhe kandidati i PS, Erjon Veliaj, po vijon të thellojë rezultatin përballë kundërshtarëve.

Deri në këto momente Veliaj ka marrë 1960 vota, Belind Këlliçi i BF 12014 vota, Arlin Qori ka bërë surprizën duke marrë 1765 vota, Roland Bejko i PD ka marrë 1594 vota, Lajla përnaska e PDIU 296 vota dhe Marko Dajti i frontit të Majtë, ka marrë 344 vota.

03:37- Garë e fortë në Lezhë, Ndreu dhe Gjoni “luftë” për çdo votë

Bashkia e Lezhës duket se do të sjellë një garë vërtetë të fortë mes dy kandidatëve, atij të PS, Pjerin Ndreu dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.

Pasi janë numëruar 21 kuti nga 126 në total, kryetari aktual i Bashkisë së Lezhës, pjerin ndreu, ka arritur të përmbysë rezultatin përballë kundërshtarit të tij.

Diferenca mes dy kandidatëve është mjaft e vogël.

Deri më tani Ndreu ka marrë 2328 vota, ndërsa kandidati i BF 2299 vota.

02:55- Numërimi në Tiranë, Veliaj shkëputet nga kundërshtarët, si renditen kandidatët e tjerë

Ndërkohë që janë numëruar 60 kuti nga 941 në Tiranë, kandidati i majtë Erjon veliaj, vijon të thellojë diferencën me kundërshtarët e tij.

Pas numërimit të 60 kutive, Erjon Veliaj ka marrë 9420 vota ose e thënë ndryshe 55.675, kandidati i “BF”, Belind Këlliçi ka marrë 5551 vota, ndërkohë që po zhvillohet luftë  e”fortë” për vendin e tretë, mes kandidatit të PD, Roland Bejko që ka marrë 810 vota, dhe kandidatit të frontit të majtë, Arlind Qori, i cili ka marrë 808 vota.

02:49- Diferencë e ngushtë në Roskovec, PS kryeson ndaj “Bashkë Fitojmë”, a do të përmbyset rezultati?

40 vota është diferenca mes kandidatëve në Bashkinë e Roskovecit, me votat e numëruara deri tani.

Kryebashkiakja aktuale dhe kandidatja socialiste, Majlinda Bufi kyreson me 1390 vota, ose 50.66%.

1354 vota ka deri tani kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Nga 39 qendra votimi, deri tani janë numëruar 9 të tilla.

02:41- Nis numërimi i votave në Durrës, ja kush kryeson pas kutisë së parë

Ka nisur pas orës 02:00 të mëngjesit të ditës së hënë numërimi i votave për Bashinë e Durrësit.

Pas numërimit të kutisë së parë, rezulton se kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako kryeson me një diferencë të lehtë përballë kundërshtarit të saj, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Emirjana Sako ka marrë 146 vota, ndërsa Igli Cara 124 vota.

02:32- PS vendos diktatin në 4 bashki, fiton me diferencë ndaj kundërshtarëve

E diela e 14 majit ishte ditë zgjedhjesh në shqipëri, ku prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme.

Në tre Bashki, atë të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, votimi u krye me elektronikë, çka bëri që edhe rezultati të dlite para bahskive të tjera.

Por edhe pse nga kryekomisionore, Ilirjan Celibashi, u tha fillimisht se rezultati në këto 3 bashki do të dilte 30 minuta pas përfundimit të procesit të votimit, nuk ndohhi kështu, madje në qytetin e Elbasanit numëri vijoi edhe përgjatë natës të së hënës.

Duhet theksuar se në të katërta bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit, janë fituar nga Partia Socialiste.

Në Elbasan Gledian Llatja ka siguruar mandiatin e dytë, pasi ka fituar përballë kandiatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi me një diferencë të thekuar votash.

Ndërsa që janë numëruar 215 kuti nga 224 në total, Llatja ka marrë 4171 vota, kundrejt 26826 votave të Luçiano Boçit.

Ndërkohë një rezultat suprprizë ishte ai i Bashkisë së Vorës, pasi jo vetëm u thye miti që ko bashki konsiderohej një bastion i djathtë, por diferenca e votave që mori kandidati i majtë përballë atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ishte mjaft i madh.

Kandidati i PS, Blerim Shera, ka marrë 9638 vota ose e thënë ndryshe 73.53%, ndërsa kandidati i koalicionit “BF”, Indrit Hoxha ka marrë 3471 vota, ose ndryshe 26.48%.

Sa i përket Bashkisë së Kamzës, edhe aty ka një rezultat surprizë, pasi deiferenca e kandidatit socialist rakip Suli, përballë dy kandidatëve të tjerë ëhstë sërish e konsiderueshme, apsi ai ka marrë mbi 60% të votave.

Pas numërikmit të votave në Kamëz rezulton se Rakip Suli ka marrë 27926 vota e thënë ndryshe 60.36%, kandidati i “BF” Arjan Hoxha ka marrë 16341 vota, ose ndryshe 35.32%, kurse kandidati i PD, Bliblil bajraktari ka marrë vetëm 2 mijë vota.

Edhe në Bashkinë e Pusecit kandidati i majtë ka fituar sërish, po me diferencë me kundërshtarin. Në këtë bashki kandidati i PS, Pali Kolefski, ka marrë 63.76% të votave, kundrejt 36.24% që ka marrë kandidati i “BF”, Pandi Jani.

02:26- “Molla” e sherrit gjatë fushatës, nis numërimi në Himarë, kandidati socialist kryeson me 94% të votave

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Himarë, një nga bashkitë më të kontestuara në këto zgjedhje lokale.

Teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndodhet pas hekurave me akuzën për shit-blerje të votës, rivali i tij po fiton bindshëm.

Kandidati socialist Jorgo Goro ka marrë deri tani 255 vota, ose më shumë se 94%.

Ndërkohë, Beleri ka marrë 15 vota, përkthyer në 5.56%.

01:47- Çfarë po ndodh në Fier? Numërohen votat e para, diferencë e ngushtë në “bastionin” e socialistëve

Numërimi i votave po vijon edhe në Fier, një nga bashkitë që konsiderohet si një nga bastionet e së majtës.

Megjithatë, nga votat e numëruara, rezultati është i ngushtë me një diferecë vetëm 17 vota.

Kryebashkiaku aktual socialist, Armando Subashi kryeson me 91 vota, ose 45.73%.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli ndjek me 74 vota, ose 37.19%, teksa rreth 17% e votave janë për kandidaten e Partisë Demokratike, Eriselda Çelaj.

01:34- Vijon numërimi në Tiranë, ja sa është diferenca mes Veliajt, Këlliçit dhe kandidatëve të tjerë

Janë numëruar 19 nga 941 kuti të fletëve të votimit në Tiranë.

Kryebashkiaku aktual i Tiranës, njëherësh dhe kandidati i PS për këto zgjedhje, kryeson bindhshëm kundrejt kundrshtarëve të tij.

Nga numëimi i deritanishëm rezulton që Erjon Veliaj ka marrë 3119 vota, i ndjekur ga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” më 1635 vota, ndërsa kandidati i i PD, Roland Bejko ka marrë 241 vota.

00:53- Nis numërimi në Tiranë, ja si ndahen votat mes Veliajt dhe Këlliçit

Janë numëruar 8 kutitë e para në Bashkinë e Tiranës.

Pas numërimit të fletëve të votimit në 8 kutitë e para rezulton se kryetari aktual i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka marrë 1305 vota, kandidati i “BF”, Belind Këlliçi ka marrë 595 vota, kandidati i PD, Roland Bejko ka marrë 111 vota.

00:47- Hapen kutitë e para në Lushnjë, diferenca mes Eriselda Sefës dhe Eduart Sharkës

Në Lushnje ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e 14 majit.

Nga 156 kuti janë numëruar dy deri tani dhe sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Eriselda Sefa ka marrë deri më tani 280 vota, ose 57.85 %.

Nga ana tjetër, kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka ka marrë 204 vota ose 42.15 %.

00:46- Pas Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, PS merr një tjetër Bashki

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit. Kandidati i PS Pali Kolefski, do të drejtojë Bashhkinë e Pustecit për katër vitet e ardhshme.

ndërkohë që janë numëruar 6 nga 8 kutitë Kolefski ka marrë 951 vota, kundrejt 581 votave që ka marrë Pandi Jani, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

00:44- Hapen kutitë e para në Lushnjë, diferenca mes Eriselda Sefës dhe Eduart Sharkës

Në Lushnje ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e 14 majit.

Nga 156 kuti janë numëruar dy deri tani dhe sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Eriselda Sefa ka marrë deri më tani 280 vota, ose 57.85 %.

Nga ana tjetër, kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka ka marrë 204 vota ose 42.15 %.

00:30- Gara për Mirditën, kryeson kandidati i “Bashkë Fitojmë”

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” po kryeson në Mirditë, ku janë hapur dhe kutitë e para të votimit.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ:

Ndrec Dedaj (PS) – 168 vota

Albert Melyshi (BF) – 189 vota

00:29- Numërohen votat e para edhe në Selenicë, kush kryeson mes socialistëve dhe “Bashkë Fitojmë

Janë numëruar kutitë e para edhe në Bashkinë e Kolonjës.

Deri më tani është Partia Socialiste ajo që rezulton në avantazh.

Kandidati socialist Nertil Bellaj ka marrë 305 vota, përkthyer në 61.6%.

Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj, ka marrë 190 vota, ndryshe 38.4%.

00:20- PS apo Bashkë Fitojmë, kush kryeson në Skrapar?

Ka nisur numërimi i votave dhe në bashkinë e Skraparit.

Deri më tani është numëruar vetë një kuti dhe kryeson kandidati i PS, Adriatik Mema.

Rezultatet e publikuara nga KQZ:

Adriatik Mema (PS) – 89 vota

Eugen Mustafallari (BF) – 71 vota

00:16- Rezultat surprizë në kutinë e parë në bashkinë e Kolonjës, ja çfarë ndodh me votat

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Kolonjës. Kutia e parë ka prodhuar rezultat suprizë, pasi kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, E’them Lumani, i cili garon përballë kandidatit socialist, Erjon Isai.

Nga numërimi i fletëve të votimit të kutisë së parë rezulton se në E’them Lumani ka marrë 113 vota, kundrejt 52 votave që ka marrë Erjon Isai.

00:11- Kandidati i PS thellon diferencën në Poliçan, ja sa vota para kundërshtarëve është shkëputur

Kandidati i majtë për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thellaur frikshëm diferencën përballë dy kandidatëve të tjerë, atij të PD, Behar Xhafera, dje atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Florian Qama.

Zotkaj ka marrë 229 vota ndërsa janë numëruar 2 kuti nga 22, ndërsa kandidati i PD ka marrë 60 vota, dhe ai i “BF” ka marrë 16 vota.

00:11- Nis numërimi në Lushnje, kush kryeson

Është hapur kutia e parë nga 156 kutitë e Bashkisë Lushnje. Sipas të dhënave paraprake, rezultati është ky:

Eriselda Sefa 140 vota

Eduart Sharka 102 vota

00:07- Nis numërimi i votave në Tropojë, kush kryeson

Ka nisur numërimi i votave në Tropojë. Sipas rezultateve paraprake, në këtë bashki, kryeson kandidati i PS, Rexhë Byberi.

Të dhënat nga KQZ

Numërfuar 2/38 kuti

Rexhe Byberi (PS) – 366 vota

Besnik Dushaj (BF) – 255 vota

00:04- Berisha e akuzon për vjedhje votash, përgjigjet Rama: Vazhdo filxhanosu nëpër ekrane me dëshpërim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ton ironizues akuzave të opozitës për vjedhje votash nga ana e Partisë Socialiste, e cila nga numërimet e deritanishme të kutive është në avanatzh në krahasim me koalicionin e Metës dhe Berishës “Bashkë Fitojmë”.

PS-ja ka marrë deri më tani bashkinë e Vorës dhe Kamzës, ndërsa duket se do të fitojë edhe Elbasanin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama tregon prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e PS.

Rama ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij.

“Të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama në Facebook.

00:03- Boçi bën reagimin e parë pas daljes së rezultatit në Elbasan: Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçian Boçi, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, ku mesa duket kundërshtari itij politk, Gledis Llatja do të vijojë të jetë në krye të bashkisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Në postimin e itj në facebook Boçi falenderon të gjithë bashkëpuntrët në këtë rrugëtim, ndërsa thekson se lufta ndaj së keqes vijon dhe se ai nuk do të ndalet kurrë.

Aktualisht Boçi është 6 mijë vota mbrapa andidatit socialist, ndëkrohë që janë numëruar 177 nga 224 kuti.

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!”, shkruan Boçi.

23:58- Hapet kutia e parë në LEZHE, sa vota morën Pjerin Ndreu dhe Pashk Gjoni

Është hapur edhe kutia e parë në LEZHË dhe sipas të dhënave paraprake që mëson AlbEu.com, rezultati është:

Pashk Gjoni – 124 vota

Pjerin Ndreu – 127 vota

Të dhënat janë paraprake pasi pritet që të bëhet edhe vlerësimi i fletëve të pavlefshme ku numëruesit mund të kenë pretendime.

23:55- Hapet kutia e parë, Tërmeti bën “tërmet” në Tepelenë

Ka nisur numërmi i kutive të votimit në Tepelenë.

Nga numërimi i kutisë së parë, rezulton se kandidati i PS ka marrë shumicën e votave.

Tërmet Peçi (PS) – 142 vota

Bajftjar Imeri (BF) – 12 vota

Sokol Guga (PD) – 4 vota

23:50- Nis numërimi në Përmet, kush kryeson

Është hapur kutia e parë nga 23 gjithsej që ka Bashkia e Përmetit. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, rezultati është ky:

Edmond Komino 41 vota

Alma Hoxha 110 vota

23:43- Nis numërimi i votave në një tjetër Bashki në jug të vendit, si ndahen votat

Është hapur kutia e parë e votimit në Bashkinë e Devollit.

Kandidati i majtë Eduard Duro ka marrë 191 vota, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvi hajdërlli ka marrë 141 vota, ndërsa kandidati i PD, Çlirim Hoxha vetëm dy vota.

23:42- Ngërç me numërimin e votave, dëmtohet një kuti me fletët e votimit në Mamurras

Në Mamurras është dëmtuar një kuti me fletët e votimit.

Kutia është dëmtuar gjatë transportimit për në KZAZ.

Për rrjedhojë votat e ndodhura në këtë kuti do të konsiderohen të pavlfefshme.

Numërimi në bashkinë e Kurbinit pritet të fillojë rreth orës 1:00 pas mesnate, pasi ende po dorëzohen materialet.
23:37- Hapet kutia e parë në Shkodër, sa vota morën Bardh Spahia dhe Benet Beci

Është hapur edhe kutia e parë në Shkodër dhe sipas të dhënave paraprake që mëson AlbEu.com, rezultati është:

Bardh Spahia – 113 vota

Benet Beci – 104 vota

Të dhënat janë paraprake pasi pritet që të bëhet edhe vlerësimi i fletëve të pavlefshme ku numëruesit mund të kenë pretendime.

Lexoni KËTU gjithçka mbi rezultatet 

Deri më tani ka përfunduar numërimi në Vorë ku është shpallur fitues kandidati i PS Blerim Shera, kurse në Kamzë dhe Elbasan vijon pasqyrimi i rezultateve në sistemin e KQZ me një ritëm shumë të ngadaltë.

23:32- Nis numërimi i votave në një tjetër Bashki, kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Hasit. Në këtë Bashki aktualisht po kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti i cili ka marrë 121 vota, kundrejt 117 votave që ka marrë kandidati i PS, Beqir Mulaj i cili ka 117 vota.

Vetëm 4 vota është diferenca mes dy kandidatëve pas hapjes së kutisë së parë.

23:28- Humbi bashkinë e Kamzës, reagon kandidati i BF, Arjan Hoxha: Votat janë vjedhur

Në bashkinë e Kamzës janë numëruar 90.23% të votave. Rakip Suli nga Partia Socialsite ka marrë 60.20% të votave, Bilbil Bajraktari nga Partia Demokratike 4.24% të votave, ndërsa Arjan Hoxha nga koalicioni Bashkë Fitojmë 35.56% të votave.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.

Ai tha se votat janë vjedhur nga PS-ja, ndërsa kërkon sekuestrimin e pajisjeve dhe serverarve për të nisur hetimet e thelluara.

Arjan Hoxha Kërkon kërkon krahasimin me fletët fizike të votimit.

“Individë të paautorizuar kanë qenë në çdo qendër votimi, pajisjet elektronike u vërtetuan se ishin një dështim total. Kërkojmë të sekuestrohen pajisjet, serverat dhe një hetim të thelluar për pajisjet elektronike që kanë ardhure me zero garanci. Kërkohet krahasimi me fletët fizike të votimit. Ne do të mbrojmë votën. Një provë e kristaltë është edhe vetë rezultati në Kamëz. Rakip Suli kur ka kandiduar vetëm ka marrë 10 mijë, sot me kundërshtar përballë ka marrë 24 mijë vota. Ky rezultat është i paraprogramuar paraprakisht. Kur vota blihet, vidhet dhe manipulohet çudirat ndodhin. Këtë rezultat ne patjetër që nuk do ta njohim, sepse është një rezultat i vjedhjeve dhe jo i zgjedhjeve. Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat dhe qytetarët e Kamzës këtë vjedhje nuk do t’ja falin kurrë”, tha Arjan Hoxha.

23:15- Nis numërimi në Memaliaj, kush kryeson
Në bashkinë Memaliaj ka nisur procesi i numërimit.

Deri tani janë numëruar 1 kuti nga 27 në total, ku në avantazh është kandidati socialist, Gjolek Guci.Ndërkohë, pritet të nisë numërimi në 6 bashki të tjera, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Tepelënë, Këlcyrë, Libohovë.

22:56– Zgjedhjet lokale, nis numërimi i votave në Pustec, ja kush kryeson

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë  Pustecit. Kanë përfunduar numërimi i vtave të një qendre votimi nga tetë që janë.

Në kutinë e parë të numërimit udhëheq kandidati i PS, Pali Kolefski, i cili ka marrë 182 vita, kundrejt 88 votave që ka marrë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pandi Jani./Albeu.com.


Shtuar 15.05.2023 07:21