“Molla” e sherrit gjatë fushatës, nis numërimi në Himarë, kandidati socialist kryeson me 94% të votave

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Himarë, një nga bashkitë më të kontestuara në këto zgjedhje lokale.

Teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndodhet pas hekurave me akuzën për shit-blerje të votës, rivali i tij po fiton bindshëm.

Kandidati socialist Jorgo Goro ka marrë deri tani 255 vota, ose më shumë se 94%.

Ndërkohë, Beleri ka marrë 15 vota, përkthyer në 5.56%.


Shtuar 15.05.2023 02:26