Shirat kanë nisur dhe temperaturat janë ulur tashmë në të gjithë vendin duke bërë që vera të largohet në tetor.
Gjatë mbrëmjes së sotme, zona të ndryshme të vendit janë përfshirë nga reshje të lehta shiu, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme priten reshje më të dendura në pjesën qendrore të vendit.
Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike rajonale, reshjet e shiut do të përfshijnë Shqipërinë qendrore gjatë mëngjesit të nesërm dhe do të intensifikohen gjatë ditës.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke zbritur deri në 16 gradë gjatë mesditës së nesërme në zonat që do të përfshihen nga reshjet. /albeu.com