Rama u jep lajmin e mirë besimtarëve: Çfarë do të ndodhë me masat gjatë muajit të Ramazanit? (VIDEO)

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i muajit të Ramazanit, masat pritet të lehtësohen tha Edi Rama i ftuar në emisionin Log në Abc Neës.

Kryeministri i ka kërkuar Komitetit Teknin që të ulë orën policore por theksoi se ende nuk është momenti i duhur.

Më tej rama shtoi se ora policore mund të shtyhet deri në 22:00 nga ora 20:00 që është aktualisht pasi shihet si një lehtësim për të gjithë besimtarët mysmilanë që agjërojnë

“Unë kam pas një takim me  ministrin e Turqisë që ka bërë në kuadër të vizitave në Ankara ku kemi një plan të veçantë kulturor dhe më takoi në Gjirokastër nesër do të jetë në Divjakë për të parë zonën në funksion të turizmit.

 Turqia është hapur komplet pasi ka filluar me vaksinimin e qytetarëve hapja dhe ka sjellë një rritje të numrave  të të infektuarve, por efekti i vaksinës është i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm se këput zinxhirin e infektimit, por në rastet kur prekesh dhe kur ne lexojmë per efektivitetet e vaksinave do të thotë se të vaksinuarit jo të gjithë janë të paprekshëm nga Covid. Një i vaksinuar mund të infektohet, por nuk ka shans që të humbë jetën. Rritja e numrave nuk është shoqëruar me shtrimet në spitale kjo është e dhëna e vaksinimit.

 Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurtë vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.

Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten.  Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar,” është shprehur kryeministri Rama.

 


Shtuar 8.04.2021 22:31