Lind fëmija i parë afgan në Lezhë, prindërit zgjedhin emër shqiptar për të

Prej disa javësh, në Shqipëri janë strehuar qindra afganë, për shkak se vendi i tyre është nën regjimin e talebanëve.

Afganët janë strehuar në Durrës dhe në Lezhë. Mësohet se në Lezhë, një 27-vjeçarja shtatzënë ka sjellë në jetë fëmijën e 6-të.

Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Gjendja e nënës dhe foshnjës paraqitet mirë, dhe akualisht ndodhen në spitalin e Lezhës./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 13:53