Rama u jep lajmin e mirë shqiptarëve: Libra falas për të gjithë nxënësit!

Librat për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të jenë falas.

Lajmin e mirë e ndau vetë kryeministri Rama përmes një njoftimi në Facebook, ku vuri në dukje se nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas.

Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveriashqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shkruan kryeministri Rama.

Kujtojmë se deri tani librat falas kanë qenë deri në klasën e 7-të, ndërsa këtë vit të ri shkollor shtohen edhe klasat e 8-ta dhe të 9-ta.

Janë rreth 280 mijë nxënës që këtë vit përfitojnë libra falas dhe 16 mijë nga kategoritë e veçanta.


Shtuar 10.08.2021 12:40

Tags: