Rama sulmon Bashën për tubimin: Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga vdekja

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha përsa i përket grumbullimeve në takimet që ai bën në kuadër të fushatës elektorale.

Përmes një postimi në  facebook, Rama shkruan se janë dy pamje nga një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!

“Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”, shkruan më tej Rama.


Shtuar 2.04.2021 13:11