Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, ka komentuar protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga opozita.
Maliqi deklaron se me qeveri teknike humb Rama. Ai shton se Rama nuk do fitonte kurrë me zgjedhje të lira e të ndershme dhe prandaj ai frikësohet.
“Bregdetet e Shqipërisë janë bosh ajo reklama e madhe e kryeministrit dhe të gjitha me radhë. Kjo qeveri janë nën hetim dhe krybashkiakët i ka kapur ligji i dekriminalizimit ku kanë pasuri marramendëse.
Ne treguam që opozita ishte e bashkuar dhe një pjesë e personave që qëndronin pas vulës ishin në protestë. I jap dorën dhe përfaqësuesit të Bashës që nëse do kisha votat e tij do të kisha fituar 100% e kam mik dhe i jap dorën sepse jemi së bashku për të rrëzuar Ramën.
Me zgjedhje të ndershme dhe të drejta të jeni të bindur që me qeveri teknike humb Rama i humb keq zgjedhjet dhe do të tentojë që të mos e pranojë këtë kusht. Me zgjedhje të ndersha ai kurrë nuk fiton”,– shprehet Maliqi.