Gjithçka për bukurinë/ Kim Kardashian: Kam injektuar spermë salmoni në fytyrë

Gjithçka për bukurinë. Këtë e dëshmojnë më së miri motrat Kardashian të cilat janë gati të provojnë çdo metodë për të patur një lëkurë të shëndetshme me shkëlqim. Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit “The Kardashians” foli për një trend të ri të fytyrës që provoi.

“Kam injektuar spermë salmoni në fytyrën time,”- i tha Kim-mamasë së saj, Kris Jenner në episodin e kësaj jave të “The Kardashians”.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2022 me “New York Times”, Kim foli për gatishmërinë e saj për të provuar çdo gjë për të përmirësuar pamjen e saj.

“Do të provoja çdo gjë. Nëse do të më thoshit se duhet të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, do e bëja,”-thoshte ajo në atë kohë.


Shtuar 12.07.2024 11:40