Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë, për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, teksa ishte i ftuar në Ora News, ka komentuar reformën zgjedhore, ku tha se në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale dhe me diploma false.
Maliqi theksoi se marrëveshja politike me palëve, është 30% demokraci, pasi rreth 40 deputetë do dalin se kush fiton vota më shumë.
Ndërsa më tej ai shtoi, se deputetët e dalur nga listat e mbyllura, nuk e vrasin mendjen për popullin.
“Deri në vitin 2009, pas kësaj marrëveshjes së 2008 nuk pamë në parlamentin e Shqipërisë asnjë deputet me të shkuar kriminale.
Kurrë nuk kemi parë me të shkuar kriminale sic i kemi parë pas 2009 kur i kemi parë deputetët për shkak të ligjit të dekriminalizimit i cili nuk zbatohet për të gjithë, sidomos kohët e fundit kemi parë me pranga nga parlamenti, me të shkuar kriminale, me diploma fallco.
Sepse këta ishin deputet që i zgjidhte drejtpërdrejtë kryetari i partisë dhe nuk e vrisnin fare për popullin.
Edhe tani me këto ndryshimet në thonjëza, një e treta e këtyre që do jenë në listë të mbyllur nuk e vrasin fare për popullin.
U arrit një marrëveshje pothuajse 30% demokraci, që do thotë që rreth 40 deputetë do dalin se kush fiton vota më shumë kurse 1 e treta janë listat e mbyllura.
Opozita i pasur vetë fajet për shkak të lëshimit të gjithë pushtetit lokal, për shkak të lëshimit të mandateve të deputetëve”, tha Maliqi.