Lefter Koka u la në burg, flet avokati: Është i pafajshëm, nuk ka prova për korrupsion

Pas gjyqit ku Lefter Koka është lënë në burg për veprat penale për të cilat është vënë në pranga, ka folur avokati I tij Fatmir Braka.

Braka deklaroi për mediat se klienti i tij, Lefter Koka, ish-ministër i Drejtësisë është I pafajshëm dhe se nuk ka prova që vërteton korrupsionin për të cilin ai akuzohet.

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se ish-ministri është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik.

Braka: Na u njoftua dje vendimi. Vlerësimi i caktimit të masës së sigurisë. Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm.

Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan. Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë.

E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi. Aty nuk u tha se ka marrë 3.7 mln euro, duhet të provohet se është bërë ky korrupsion.

Ky moment procedurial u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nuk është marrë në pyetje, megjithëse ka qenë person nën hetim. Fillimi i procesit ka qenë politik, është bërë nga LSI. U gjet në banesë, i priti oficerët. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 16.12.2021 14:19