Lavrov: Bashkimi Europian është bërë lojtar agresiv

Në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të mbajtur në Dushanbe, Taxhikistan, pala ruse informoi partnerët e saj mbi zhvillimet e “operacionit special ushtarak” të kryer nga Rusia pas përfundimit të takimit, shkruan La Repubblica.

“Sigurisht, ne nuk mund të mos flasim për pasojat negative të veprimeve krejtësisht të papranueshme të Perëndimit në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë dhe me operacionin tonë special ushtarak.

“Ne folëm në detaje se si po shkojnë gjërat ”, tha Lavrov.

BE-ja është bërë një lojtar agresiv dhe ne kemi dyshime se sa e pafajashme është dëshira e Kievit për t’u bashkuar me Bashkimin Europian,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Kiev po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të theksojë dëshirën e tij që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi ai.

Sipas Lavrov, Ukraina, pavarësisht deklaratave publike të liderit të saj, ka shprehur gatishmërinë e saj për të fituar një gjendje neutraliteti dhe për të mos iu bashkuar asnjë blloku.

Përveç kësaj, Lavrov gjithashtu fajësoi vendet perëndimore për kërkesën që vendet e tjera të miratojnë sanksione kundër Rusisë.