Alibeaj “zë ngushtë” Manjën: Pse nuk lëshuat ton kërcënues ndaj SPAK për dosjen “184”

Kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka thumbuar ministrin e Drejtësisë për dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

Teksa ka pyetur ministrin Manja në mbledhjen e Komisionit të ligjeve ku ai ishte për të raportuar në lidhje me Reformën në Drejtësi, Alibeaj ka risjellë në vëmendje si dështim të drejtësisë çështjen e vjedhjes dhe blerjes së votave më Dibër, ku në përgjimet e medias ndërkombëtare del edhe emri i Manjës që sot është ministër i drejtësisë.

“Fryma e ndryshimeve kushtetuese ishte distancë substanciale mes politikës dhe drejtësisë. Pse nuk bëtë te njëjtin presion për dosjen 184?”, – tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj: Ti kërkosh prokurorisë të japë përgjigje, çfarë bëhet me 4 çështje, që thotë i kam regjistruar si vepra penale, besoj se kjo lidhet me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore që ka këshilli i ministrave. Të kërkosh hetime të shpejta, kjo lidhet me efektivitetin e sistemit të drejtësisë. A mund të flasim për efektivitet, kur nga mos hetimi skadojnë afatet. Unë e konsideroj një thirrje, një kërkesë për performancë për këto institucione.

Skërmitja e dhëmbëve nga kryeministri ndaj SPAK-it, isoja që i mbajtët ju, ju i konsideroni si kërkesë llogarie për performancë, por fryma e ndryshimeve të 2016, ishte distancë e largët jo substanciale, por edhe në aparencë, politika nga drejtësia. Ju thatë, se vetëm për 4 çështje, pse nuk ka vepruar SPAK. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 që është zvarritur dhe ping pongun nga Dibra në Tiranë?!

Shtuar 13.05.2022 11:34